U kap me armë zjarri, kapsolla detonatore dhe drogë/ Arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kap me armë zjarri, kapsolla detonatore dhe drogë/ Arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri pa leje, municion luftarak e lëndë narkotike.

 

Forcat blu morën informacione se qarkullonte me armë zjarri me vete, ndaj nisën operacionin dhe vunë në pranga 49-vjeçarin e identifikuar si Ardian Gjergji, banues në fshatin Pistull, Vau i Dejës.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga ai, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

 

Ndërsa në banesën e tij gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Advertisement

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy