Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë Kuçovën në mes të natës/ Arrestohet 29 vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë Kuçovën në mes të natës/ Arrestohet 29 vjeçari

Kuçova është terrorizuar mbrëmjen e djeshme nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në orët e mesnatës.

 

 

Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e 29-vjeçarit me iniciale F.B. në lagjen “11 Janari” të këtij qyteti.

Advertisement

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij blutë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

 

‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MESNATA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Operacioni u realizua si rezultat i punës së Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat

Advertisement

Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet dhe vihet në pranga autori. Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Në vijim u procedua dhe një shtetas tjetër pasi shërbimet e policisë i gjetën në banesë një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishekë luftarakë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në periferi të Kuçovës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Sapo u morën informacionet në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “MESNATA”, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy