“Më kishin para borxh”/ Burg për 36-vjeçarin që masakroi për vdekje nuse e vjehrrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më kishin para borxh”/ Burg për 36-vjeçarin që masakroi për vdekje nuse e vjehrrë

Gjykata ka vendosur arrest në burg për 36-vjeçarin Ali Zili, i akuzuar për vrasjen e Fatmira dhe Bukurie Bami, 60 dhe 80 vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 3 mars, në banesën e dy viktimave në Progër të Devollit.

I dyshuari për vrasjen ka pranuar se është ai autori i krimit, duke pretenduar se kishte shkuar në banesën e tyre për të marrë shumën prej 60 mijë lekësh të vjetra që ia kishin nga shitja e druve të zjarrit.

Po ashtu, 36-vjeçari ka bërë me dije para togave të zeza se në momentin e kryerjes së vrasjes ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk mban mend asgjë nga kjo ngjarje. Nga ana tjetër, avokati Denion Shehu, i ka kërkuar gjykatës kryerjen e një ekspertize psikike, pasi, sipas tij, ka dyshime të forta se Ali Zili ka probleme mendore.

Rëndon vetëm një akuzë ndaj 36-vjeçarit, atë të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e dy personave. Nga kjo akuzë, ai rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy