Më shumë fonde për Policinë e Shtetit/ Zv.ministri i Brendshëm: Duhet shtim i investimeve në teknologji!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më shumë fonde për Policinë e Shtetit/ Zv.ministri i Brendshëm: Duhet shtim i investimeve në teknologji!

Ditën e sotme u prezantua buxhetin 2022 për Policinë e Shtetit.

Për drejtorin e Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano për herë të parë ka një rritje me 81% të buxhetit krahasuar me 1 vit më pare.

Për këtë ka folur edhe zëvendësministër i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus. Ai theksoi se duhet t’i kushtohet vëmendje shtimit të investimeve në teknologji.

Sipas Lamallari shmangia e kontaktit të policisë me shklësin eligjit është pika më e e dobët e sigurisë.

Advertisement

“Duhet t’i kushtojmë vëmendje nevojës për shtim të kapaciteteve teknologjike. Në 2022 krahasuar me vitin 2021 ku ndodhemi aktualisht ka mbi 70% rritje të zërit për shpenzime, investime nga të cilat gjysmat janë për teknologji të avancuar. Do të thotë se nëse ne kërojmë më shumë siguri rrugore dhe me pak hapësirë abuzimi të cilat vijnë nga kontakti mes shkelësve të ligjit dhe oficerëve të zbatimit të lgjit, janë investimi në tekonologji. Sjellim në vëmendje makinën inteligjente nga e cila janë vendosur 10 mijë gjoba në një muaj.
Shmangia e këtij kontakti njerëzor është pika më e dobët e sigurisë dhe nga ana tjetër kemi edhe garancinë e shtuar për punonjësit e Policisë së Shtetit”, u shpreh zv.ministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy