Mediet greke zbulojnë ku do të zhvillohet takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediet greke zbulojnë ku do të zhvillohet takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë

Mediet në Greqi kanë zbardhur detaje lidhur me vendin ku do të zhvillohet takimi i kreut të qeverisë Edi Rama më shqiptarët që jetojnë në Athinë më 12 maj.

Sipas protothema.gr, takimi do të zhvillohet në stadiumin “Galatsi”.

Lejen për grumbullimin e ka dhënë Shoqëria Shtetërore e Pasurive të Paluajtshme e cila administron pronën në fjalë.

Takimi i parashikuar të mbahet në datë 12 maj, në mediat greke u lexua si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 2 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, për të cilin Shqipëria dhe Greqia u futën në një përplasje politike dhe diplomatike.

Advertisement

Nga Partia Socialiste dhe kryeministria nuk ka patur në asnjë moment pohim se po hasin në vështirësi me konfirmimin e vendit ku do të mbahej takimi, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka konfirmuar se do të vijojë me të njëjtën axhendë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy