Rama rikujton shqiptarët në Greqi: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama rikujton shqiptarët në Greqi: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës

Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të nisë më 12 maj turin e takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ashtu siç kishte lajmëruar më herët, turi do të nisë nga Athina.

Edi Rama: Mirmëngjes, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë.

 

View this post on Instagram

 

Advertisement

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Dy ditë me parë mediat greke shkruanin se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë. Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg me akuzën e blerjeve të votave, është zgjedhur zyrtarisht kandidat për edurodeputet nga kryeministri grek.

Por megjithatë, kryeministri Rama rikonfirmon se nuk ka asnjë tërheqje as nga data dhe as nga vendi i planifikuar i takimit në Greqi.

Edhe me shqiptarët e Italisë kryesocialisti do të takohet parazgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi është caktuar që më 26 maj Rama të jetë në Milano. Lëvizja e radhës do të jetë Londra më 2 qershor, ndërsa përmbyllja e turit me diasporën do të zhvillohet në Dyseldorf./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy