Mediu paralajmëron Bashën: Gati të dalim vetëm në zgjedhje, meritojmë përfaqësim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediu paralajmëron Bashën: Gati të dalim vetëm në zgjedhje, meritojmë përfaqësim

Aleati më i ngushtë i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu është shndërruar gjatë kësaj jave në kritikun më të fortë të Lulzim Bashës.

Negociatat për vendet e sigurta që duhet të ketë Partia Republikane në listën e kandidatëve për deputet të PD, kanë ngecur dhe kryerepublikani gjatë mbledhjes së këshillit politik të kësaj force politike ka deklaruar sërish se është gati të garojë i vetëm në zgjedhje.

 

FATMIR MEDIU

Advertisement

KRYETAR I PR

 

“Ne do të vazhdojmë aktivet nëpër rrethe dhe deklarimin e kandidatëve të Partisë Republikane dhe e them edhe njëherë, jo në dëm të koalicionit, jo në dëm të marrëdhënieve, por në shërbim të marrëdhënieve, por edhe për të qenë të përgatitur në rast të fundit, në qoftë se ne do të na duhet të dalim vetëm si Parti Republikane, gjë të cilën nuk e uroj asnjëherë.”

 

Advertisement

Mediu ka sjellë në vëmendje se republikanët janë aleatët historik të PD, duke theksuar se kur PD drejtohej nga Sali Berisha marrëdhëniet mes dy partive ishin të jashtëzakonshme. Për këtë arsye dhe për votat që PR ka marrë në zgjedhjet e kaluara, përfaqësimi i saj duhet të jetë më i madh.

 

“Ne mund ti referohemi çdo lloj rezultati elektoral, si të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane dhe partive të tjera, për të përcaktuar se ku është pesha elektorale e Partisë Republikane, ku është pesha elektorale e Partisë Demokratike, si është shtrirja gjeografike e votave të Partisë Republikane, dhe në të gjitha qarqet, se ku e ka vendin Partia Republikane, në renditjen e kandidatëve.”

 

Advertisement

Një muaj nga afati i fundit për regjistrimin e partive në zgjedhje, Lulzim Basha ka arritur një marrëveshje vetëm me aleatët e tij më të vegjël; Shehi, Ndoka e Duka.

Por ende PD nuk ka mbyllur negociatat me republikanët, partine e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ndërkohë që duhet të saktësojë me LSI zonat ku do të garojnë të dy forcat bashkë, e ku secila me listën e saj të kandidatëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy