Megaoperacioni antidrogë, mbi 200 të arrestuar në mbarë vendin, uniformat blu në kërkim të trafikantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Megaoperacioni antidrogë, mbi 200 të arrestuar në mbarë vendin, uniformat blu në kërkim të trafikantëve

Të paktën 200 persona janë vënë në pranga nga operacioni antidrogë që po zhvillohet në qytete të ndryshme të vendit. Uniformat blu po punojnë për ekzekutimin e urdhërarresteve në mbarë vendin. Vetëm në kryeqytet janë lëshuar 112 të tilla, ndërsa janë prangosur 70 të ndryshme. Ndërkohë në Elbasan janë arrestuar 7 persona, mes tyre dhe një efektiv policie, si dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

 

Arrestime ka pasur edhe në Korçë, ku raportohet për 18 të prangosur. Gjithashtu në Durrës janë arrestuar 15 persona. Arrestime ka pasur edhe në Vlorë. Priten të tjera detaje lidhur me këtë operacion antidrogë, ndërsa ende nuk ka një reagim të Policisë së Shtetit lidhur me numrin e urdhërarresteve dhe të të prangosurve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy