
Një automjet tip “ Benz ML” ka marrë flakë mesditen e kësaj të diele në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë. Nga të dhënat e para nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por megjithatë mjeti është shkrumbuar totalisht.
Advertisement
Shkak për flakët dyshohet se është bërë një defekt. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.