Merrnin para nga pacientët për të bërë skaner/ Prokuroria: Dy mjekë dhe një infermiere të arrestuar në Spitalin e Traumës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merrnin para nga pacientët për të bërë skaner/ Prokuroria: Dy mjekë dhe një infermiere të arrestuar në Spitalin e Traumës

Dy mjek dhe një infermiere janë arrestuar ditën e sotme në Spitalin e Traumës, pasi kryenin korrupsion në vendin e punës.

Prokuroria në një njoftim për media bën me dije se të arrestuarit u merrnin pacientëve para për të kryer një skaner.

Advertisement

Në pranga kanë rënë mjeku reanimator Fitim Maru, infermieria me iniciale K.B dhe mjekja S.B.

Njoftimi i prokurorisë

Advertisement

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë

Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Advertisement

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

Advertisement

K.B. me deryrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Advertisement

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy