Mes të plagosurve edhe një 24-vjeçare/ Policia: Vrasja ndodhi në pedonalen e Lushnjes (Zbardhen emrat)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mes të plagosurve edhe një 24-vjeçare/ Policia: Vrasja ndodhi në pedonalen e Lushnjes (Zbardhen emrat)

Policia konfirmoi se një atentat ka ndodhur në qendër të Lushnjes, në pedonalen e qytetit, ku mbeti i vrarë shtetasi Bledar Muça, 32 vjeç.

 

Referuar njoftimit për mediat, të plagosur nga të shtënat me armë mbetën tre persona, të identifikuar si Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe.

 

Advertisement

Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa viktima dyshohet se ishte pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

 

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy