Mësim në lokalin e fshatit/ Nxënësit në Babicë refuzojnë të shkojnë në shkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mësim në lokalin e fshatit/ Nxënësit në Babicë refuzojnë të shkojnë në shkollë

Prej nisjes së viti të ri shkollor nxënëist e klasës së parë e të dytë të shkollës 9-vjeçare “Selam Musai” në babicë po zhvillojnë mësim në ambientet e këtij lokali në qendër të fshatit.

në total janë 35 nxënës, ndërsa shkak për këtë situatë të pazakontë është bërë mos përfundimit në kohë i rikonstruksionit të godinës së shkollës.

Drejtoria arsimore ka vendosur qe procesii mësimor të zhvillohet në shkollën “Teli Ndini” në Vlorë, por prindërit kanë refuzuar t’i dërgojnë fëmijët aty për shkak të largësisë.

 

Advertisement

EDI MEMINAJ – MESUES I SHKOLLES “SELAM MUSAI”

Biseduam me prinderit dhe rame dakord ti sjellim ketu femijet. Bënë prinderit zgjidhje, jo une. Kjo eshte zgjidhje ne raste emergjente, jo se eshte zgjidhje normale. Sepse shkollen e kane larg. Nuk donin ti leviznin femijet larg. 

 

Dhe pse me kushte provizore, mësuesit thonë se kjo zgjidhje është më e mirë sesa mësimi online apo ai me turne në shkollat e Vlorës.

Advertisement

 

EDI MEMINAJ – MESUES I SHKOLLES “SELAM MUSAI”

Klasa ime ka 16 nxenës, jane klasa e pare. Nuk bëj dot mësim online. Duhet ti leviz nga ketu në Vlore poshtë. Fola me prinderit dhe me dhane këtë zgjidhje. Online s’bëhet. Më mire me keto kushte sesa me telefon me klasen e parë.

 

Advertisement

Nga ana tjeter prindërit shprehen se ambienti i lokalit është marrë me qera nga banoret dhe kanë qenë ata që kanë negociuar me pronarin.

 

PRINDER TE NXENESVE

 

Advertisement

Ku meson dot femija online. Klasa e pare apo e dyte? Ja shkruaj une ne shtepi dhe ia jap tia tregoj mesueses. Ajo është online. E kerkuam vet. Ca të bëjmë.

 

PRINDER TE NXENESVE

 

Advertisement

Dimë që mesueset nuk na kanë kërkuar lek. Une per vete kam katër fëmijë. A do behet shkolla? As mesojne as gje, ik andej dhe ik këtej.

 

 

Ndërkohë drejtoria arsimrore mohoi kategorisht të ketë dijeni për këtë situatë ndërsa nuk dha një përgjigje zyrtare se kur nxënësit do të rikthen në ambjentet e shkolles. Në një godinë të ngjashme mësojnë edhe fëmijët e kopshtit.

Advertisement

 

MESIM NE LOKALIN E FSHATIT

 

35 NXENES TE “SELAM MUSAIT” NE BABICE REFUZOJNE TE SHKOJNE NE VLORE

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy