Mësuesja që kthen mësimin në argëtim/ Kapllani: Nuk dua të krijoj autoritet dhe frikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mësuesja që kthen mësimin në argëtim/ Kapllani: Nuk dua të krijoj autoritet dhe frikë

Migena Kapllani prej 28 vitesh jep mësim në lëndën e gjuhës dhe letërsisë në një gjimnaz në qytetin e Elbasanit.

 

Kapllani nuk është mësuesja tipike që mësimi duhet të jetë vetëm mësim, por edhe argëtim, duke  krijuar së bashku me nxënësit e saj një “Podcast”, për të diskutuar tematikat dhe shqetësimet e ndryshme që adoleshentët mund të kenë.

 

Advertisement

Në një intervistë për “Vizionin e Pasdites” me Brikena Priftin, Kapllani tha se ajo gjithmonë ka dashur që me nxënësit të mos krijojë marrëdhënie autoritare, por sa më të afërt dhe të ngrohtë.

 

Gjithmonë nuk e kam dashur atë marrëdhënie që ne na është kultivuar që mësuesi është autoritar dhe të fut frikën. Unë kam dashur që një marrëdhënie të jetë etikisht në rregull por edhe të mos ketë barrier. Të gjithë të thonë atë që ndjejnë. Kështu ka lindur si ide dhe është materializuar nga njëra nxënëse”, tha ajo.

 

Advertisement

Teksa heq një paralelizëm me brezat e më parshëm gjatë karrierës së saj 28-vjeçare, mësuesja thotë se brezat e rinj sa vijnë dhe bëhen më të mirë dhe këmbëngulës për të ardhmen e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy