Meta homazhe për Azem Hajdarin/ “Detyrim të jem këtu, shpirti i protestës do të rivendosë demokracinë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta homazhe për Azem Hajdarin/ “Detyrim të jem këtu, shpirti i protestës do të rivendosë demokracinë”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar homazhe me rastin e 24 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit.

Në një deklaratë për media, Meta tha se është një detyrim për të kujtuar Azem Hajdarin, për atë lidership aq frymëzues që sipas tij tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje.

Advertisement

Kreu i PL shton se ky nderim për Azem Hajdarin, për këtë tribun të lëvizjes së dhjetorit dhe lëvizjes demokratike ka rëndësi të madhe sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, të lirisë, të të drejtave të njeriut.

Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90, frymëzuesin dhe guximtarin e jashtëzakonshëm Azem Hajdarin për atë lidership aq frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë protestës dhe qëndresës së studentëve, por dhe gjithë qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës ashtu si ishte rrëzuar më parë ai i Berlinit.

Advertisement

Ndaj sot, ky nderim për Azem Hajdarin, për këtë tribun të lëvizjes së dhjetorit dhe lëvizjes demokratike ka rëndësi të madhe sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, të lirisë, të të drejtave të njeriut, por dhe vetë ekzistenca e kombit tonë.

Mjafton të shohim sot në ditën e parë të shkollës, numrin e nxënësve që janë regjistruar në raport me disa vite më parë, për të kuptuar se kemi një kërcënim serioz për ekzistencën dhe të ardhmen e shtetit tonë dhe të kombit tonë që vjen pikërisht nga degradimi i vlerave të demokracisë dhe të lirisë në këtë vend dhe nga rrëzimi i sistemit të llogaridhënies përmes një grushti shteti me procedura dhe me ligje dhe vendime antikushtetuese”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy