Meta: Përshëndes vendimin e Holandës, të plotësohen kushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Përshëndes vendimin e Holandës, të plotësohen kushtet

Presidenti Ilir Meta reagoi pas vendimit të Holandës për të dhënë “OK” për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Duke e përshëndetur këtë vendim, kreu i shtetit kërkoi që të vijohet plotësimi i kushteve.

 

Advertisement

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve. 🇦🇱🇪🇺

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy