Meta reagon për shoqërimin e Fredi Belerit: Inskenim mafioz i Ramës, përgjigjuni me pjesëmarrje në votime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta reagon për shoqërimin e Fredi Belerit: Inskenim mafioz i Ramës, përgjigjuni me pjesëmarrje në votime

Rrëmbim mafioz e ka konsideruar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shoqërimin gjatë natës së kandidatit të koalicionit që ai drejton, Fredi Beleri.

 

Meta shprehet se pjesëmarrja në votim dhe intesifikimi i fushatës zgjedhore në Himarë është e vetmja përgjigje ndaj asaj që i referohet si shkatërrim mafioz për qëllime pronash nga kryeministri Rama.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, Meta shprehet se SPAK nuk vepron lidhur me provat e paraqitura për dhjetra krerë bashkishë, ndërsa shoqërohet kandidati Fredi Beleri, pas inskenimit të kryesocialistit.

 

“Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!

 

Advertisement

Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.

 

Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.

 

Advertisement

Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil”, shkruan ai.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka kërkuar që ngjarja të mos politizohet, duke theksuar se beteja personale me kandidatin e opozitës nuk lidhet me provat që drejtësia mund të ketë dokumentuar kundrejt tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy