Rama reagon për shoqërimin e Fredi Belerit: Lëreni drejtësinë të flasë me prova, mos e politizoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama reagon për shoqërimin e Fredi Belerit: Lëreni drejtësinë të flasë me prova, mos e politizoni

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar lidhur me shoqërimin e kandidatit të opozitës në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.

 

Kreyministri shprehet se shoqërimi me urdhër të prokurorisë në prag zgjedhjesh shërben si provë e shkeljeve të mundshme të Fredi Belerit, që institucionet kanë konstatuar deh provuar.

 

Advertisement

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar”, shkruan ai.

 

Në të njëjtën kohë, Rama iu është përgjigjur dhe aludimeve se shoqërimi mund të jetë me bazë politike, duke kërkuar që të priten provat e institucioneve dhe ngjarja të mos politizohet.

 

Advertisement

“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.”, shprehet Rama.

 

Nga ana tjetër, emra të opozitës e kanë konsideruar shoqërimin e kandidatit të tyre si akt të paprecedentë dhe të orkestruar nga kryeministri Rama. Ky i fundit gjatë fushatës elektorale ka “kryqëzuar” Fredi Belerin, të cilit i është referuar si analfabet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy