Meta “shigjeton” Kryemadhin: SPAK sekuestron telefona dhe përdor njerëzit e dobët kundër PL

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta “shigjeton” Kryemadhin: SPAK sekuestron telefona dhe përdor njerëzit e dobët kundër PL

Sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, kreu i PL-së Ilir Meta nuk i ka ndaluar as gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, i cili u mblodh pasditen e sotme. Ai ka shigjetuar sërish Kryemadhin, për të cilën tha se është e dobët.

“SPAK nuk mund të përdorë kundër PL-së njerëz të dobët që i sekuestron telefonat”, tha Meta.

SPAK ka sekuestruar telefonin e Monika Kryemadhit pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të përfshi ish-presidentin Ilir Meta. Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat pati dhe ankimimi në Apel i cili e gjeti të drejtë sekuestrimin duke lënë në fuqi masën.

Meta: Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm…

Advertisement

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë?  SPAKU torollaku te hetojë kë të dojë, Metën e cilin të dojë. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe t’i përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?  Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës… Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy