Meta takim me ministrin kinez/ Shpreha dëshirën për t’i forcuar marrëdhëniet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta takim me ministrin kinez/ Shpreha dëshirën për t’i forcuar marrëdhëniet

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI.

Meta bën me dije se shprehu dëshirën për t’i forcuar edhe më tej  marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Vlerësova miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shpreha dëshirën për t’i forcuar edhe më tej në të ardhmen. Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë. Duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e sigurova Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Ëang YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”, shkruan Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy