Meta takim me strukturat e PL: Pak muaj na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta takim me strukturat e PL: Pak muaj na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillopn një takim me strukturat e partisë së tij në Tiranë.

 

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se na ndajnë vetëm pak muaj deri në rikthimin e bashkive në duart e qytetarëve.

 

Advertisement

Ai e vendosi theksin te problemet kryesore të kryeqytetit teksa akuzoi qeverinë e cila sipas tij vetëm problemet e qytetarëve nuk ka në axhendë.

 

“Vetëm pak muaj na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve. 

Aq gjoba që vendos Policia Bashkiake këtu në mënyrë arbitrare, as policia rrugore nuk arrin dot. Tirana është qyteti me ndotjen akustike më të madhe në kontinent e në botë.

Advertisement

Vetëm problemet e qytetarëve nuk janë në axhendën e tyre, nuk duan t’ja dijnë për problemet e mëdha sociale. Paratë e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratori që nuk ekziston. Ky është modeli i tyre, mashtrim dhe vjedhje, vjedhje dhe mashtrim.” – tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy