Meta takon Berishën në selinë e PD/ Zbardhen diskutimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta takon Berishën në selinë e PD/ Zbardhen diskutimet

Kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar paraditen e kësaj të premte në selinë e PD ku ka zhvilluar një takim me Sali Berishën.

 

Në fokus të diskutimi të tyre kanë qenë përgatitjet dhe hapat e mëtejshëm në prag të nisjes së fushatës elektorale për vendoret e 14 majit.

 

Advertisement

Pas përfundimit të takimit, Meta në një dalje për media, u është përgjigjur akuzave të ambasadores Yuri Kim se personat e shpallur “non grata” nuk duhet të votohen. Sipas tij, koalicioni “Bashkë Fitojmë” kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend.

 

“Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do ët fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik”, tha Meta.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy