“MG Motor” kryeson në Shqipëri/ Kompania zhvillon analizën vjetore në ambientet e “Melia Durrës”  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“MG Motor” kryeson në Shqipëri/ Kompania zhvillon analizën vjetore në ambientet e “Melia Durrës”  

Shqipëria është përzgjedhur nga kompania “MG Motor” jo pa qëllim, për të zhvilluar analizën e punës, për vitin e parë të pranisë së tyre në tregun ballkanik.

 

Hoteli me 5 yje “Melia Durrës” mirëpriti përfaqësuesit rajonal të kompanisë, pasi Shqipëria regjistron numrin më të lartë të shitjeve në raport me tregun vendas. 2023 është viti i parë që “MG Motor” hyri në të gjithë Europën.

 

Advertisement

“Arsyeja pse jemi sot këtu është shumë e bukur. Shqipëria ka “market share” më të mirën në të gjithë tregun europian, për sa i përket markës MG. Ndaj dhe vetë përfaqësuesit e kësaj kompanie ishin kurioz të njihnin vendin tonë dhe të preknin nga afër Shqipërinë, të cilën e njihnin mënyrë sipërfaqësore, këtë vend që po përfaqëson në mënyrë kaq dinjitoze  brendin e ri të makinave.- tha për Vizion Plus, Gerald Merdani drejtor i shitjeve Albania Motor Kompani

 

Kompania ka pritshmëri që këtë vit ta mbyllë me një numër rekord shitjesh prej 400 mijë makinash, për të gjithë Evropën përfshirë dhe Ballkanin. Ka një arsye pse ky rekord që në vitin e parë.

 

Advertisement

Avantazhet e kësaj marke makinash lidhen me të qenurit në ndjekje të kohës, pra ofron modelet më të mira tërësisht elektrike, hibride, ka çmime shumë ekonomike, ka një dizajn shumë komod së brendshmi, ofron cilësi dhe siguri. Por mbi të gjitha për të gjithë klientët apo ata që duan të blejnë një makinë të re, MG ofron një garanci 7-vjeçare, që nuk e kanë makinat e tjera

 

Por ambiciet e kompanisë për vitin që vjen janë që të ofrojnë çmime edhe më ekonomike për qytetarët.

 

Advertisement

Kjo konventë që zhvillohet sot këtu në Melia Durrës ka si qëllim edhe prezantimin e ambicieve të kompanisë për vitin 2024. Kush janë planet e reja modelet e reja, mbi të gjitha cilat do të jenë çmimet e reja që do të ofrohen, që do të jenë edhe më ekonomike si për tregun shqiptare, atë ballkanik, por edhe europian- sqaroi Merdani

 

“Albania Motor Kompani” ka ekskluzivitetin e shitjes së makinave MG në Shqipëri. Kjo është një markë që daton që në vitin 1924 në ombrellën e një grupi britanik dhe tashmë është pjesë e grupit kinez SAIC motor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy