Mijëra emigrantë hyjnë nga Qafë-Thana

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra emigrantë hyjnë nga Qafë-Thana

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i hyrje dhe daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëvë të fundit, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe kanë dalë më shume se 6 mijë shtetas.

 

Të njëjtat burime thanë se nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 3264 shtetas, duke regjistruar një tjetër numër të lartë të hyrjeve.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj kanë dalë 2795 shtetas, çka tregon se shtetasit shqiptarë vijojnë të përdorin vendin fqinj për të kaluar tranzit në Greqi në kushte kur nga Kapshtica kalojne vetëm shtetasit shqiptarë të punësuar sezonal në shtetin helen. Për të përballuar fluksin, ne të dy anët e kufirit, pala shqiptare punon me 4 sportelë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy