Ministri Igli Hasani: Shqipëria mbështeti rezolutën për Srebenicën, 11 korriku, dita për të nderuar viktimat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Igli Hasani: Shqipëria mbështeti rezolutën për Srebenicën, 11 korriku, dita për të nderuar viktimat

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar për miratimin e rezolutës së Srebenicës në OKB.

Në një postim, ministri Hasani shkruan se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë. 

Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.

Advertisement

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

#MosharroSrebrenicën”, shkruan Hasani./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy