Ministrja e Ekonomisë: Për vitin 2022 kemi parashikuar rritje prej 3.2% bazuar në treguesit e deritanishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja e Ekonomisë: Për vitin 2022 kemi parashikuar rritje prej 3.2% bazuar në treguesit e deritanishëm

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka folur mbi ecurinë ekonomike Janar – Prill 2022.

 

Sipas të dhënave të deritanishme, tha Ibrahimaj, FMN ka rishikuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 2 në 3% për vitin 2022.

 

Advertisement

“Kemi analizuar ecurinë e treguesve kryesorë ekonomikë për katër mujorin e parë të vitit, ku është karakterizuar nga norma të shtuara të inflacionit, ecuri të kënaqshme e treguesve të import e eksportit, ka përmirësim në treguesit të tregut të punës, ka pasur ecuri të mirë të aktivitetit të bizneseve, e norma të stabilizuara të kursit të këmbimit.

Janë analziar me kujdes javën e lakuar në prezencë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku në përfundim të vizitës ka arritur në rezultatin e rishikimit të parashikimit për rritjen për ekonominë shqiptare në nivelin 3% nga 2% që ishte parashikimi i raundit të mëparshëm.

Ministria e Financave qëndron në të njëjtën linjë parashikimi, për vitin 2022 kemi parashikuar rritje prej 3.2% bazuar në treguesit e deritanishëm”, tha ministrja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy