Ministrja Krifca me homologun ukrainas: Mbështesim çdo mekanizëm që ul kostot për fermerët tanë dhe nuk rrit çmimet për konsumatorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja Krifca me homologun ukrainas: Mbështesim çdo mekanizëm që ul kostot për fermerët tanë dhe nuk rrit çmimet për konsumatorët

Propozimi i një mekanizmi për të ulur kostot e transportit të grurit nga Ukraina drejt vendeve të tjera si dhe forcimi i zinxhirit tregtar ishin temat ku u fokusua biseda online mes ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca me ministrin ukrainas të Politikës Agrare dhe Ushqimit Mykola Solskyi.

 

Në kushtet e luftës në Ukrainë dhe vendimit të disa shteteve kufitare me të për ndalim të përkohshëm të importeve të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina, ministri ukrainas ka kërkuar një takim me ministren Krifca për të kërkuar mbështetje mbi propozimin e tyre ndaj Komisionit Evropian për pagesën e kompensimit për transportin e drithit nga Ukraina drejt Evropës. Ministrja Krifca është shprehur se si vend kandidat për anëtarërimin në BE, Shqipëria mbështet çdo mekanizëm apo politikë të Bashkimit Evropian, e cila ul kostot e prodhimit për fermerët shqiptarë si dhe garanton qëndrueshmëri çmimesh për konsumatorët në tregjet ushqimore.

 

Advertisement

Një kompensim i tillë do t`i mundësohej vendeve që ndodhen më larg nga kufiri ukrainas të marrin grurë me çmime të përshtatshme. Në të njëjtën kohë, fermerët në vendet fqinje të Ukrainës do të përjetonin më pak presion në lidhje me politikën e çmimeve duke e transmetuar këtë harmoni çmimesh edhe për vendet e tjera.

 

Biseda u zhvillua ndërsa mbahet në Luksemburg Këshilli i BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin.

 

Advertisement

Ministrja u ndal në masat e marra nga vendi ynë, me politikat e brendshme për bujqësinë, por edhe me bashkëpunimin rajonal për përballimin e pasigurive.

 

“Mbas agresionit rus ndaj Ukrainës, me Akt normativ u krijuar Bordi i Transparencës për monitorimin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, ku përfshihej edhe gruri. U përcaktua detyrimi për subjektet importues për të mbajtur rezerva 3 mujore. Gjithashtu u vunë në dispozicion garancia financiare shtetërore për të lehtësuar aksesin në financë të importuesve, u monitoruan çmimet e shitjes për të garantuar transparencë. Më tej është bërë dhe një punë e madhe për të përfshirë prodhimin dhe përpunimin e drithrave për herë të parë në programin e investimeve IPARD 3.”, tha Krifca.

 

Advertisement

Minisitrja Krifca theksoi gjithashtu bashkëpunimin e suksesshëm për furnizimin me drithëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor brenda organizmit të Open Balkan.

 

Gjithashtu, tha Krifca, për të garantuar prodhimin e të së njëjtës sasi gruri dhe rritjen e prodhimit në vend, në vjeshtën e vitit 2022, nëpërmjet Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, u nis një masë e re për fermerët kultivues të grurit, nga i cili përfituan mbi 4000 fermerë.

 

Advertisement

“Marrëveshja e një tregtie të lirë të pacënuar nga efektet e luftës në Ukrainë siguron krijimin e pandërprerë të zinxhirit ushqimor në të gjitha vendet e Evropës apo të botës”, u shpreh ministrja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy