Miratohet kredia studentore/Qeveria ndihmon të rinjtë për kostot e shkollimit; Kushi: Shlyerja fillon 3 vite pas nënshkrimit të kontratës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miratohet kredia studentore/Qeveria ndihmon të rinjtë për kostot e shkollimit; Kushi: Shlyerja fillon 3 vite pas nënshkrimit të kontratës!

Studentët tashmë kanë mundësinë të përballojnë tarifën e shkollimit dhe kostot e jetesës gjatë viteve të studimit, përmes kredisë që do të mund të përfitojnë nga bankat e nivelit të dytë.

 

Vendimi u mor sot në Këshillin e Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë edhe për maturantët që do të nisin arsimin e lartë në muajin tetor.

 

Advertisement

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

“Çdo student që ka shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri dhe ndjek studimet në një institucion të arsimit të lartë ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për të përballuar tarifat e studimit dhe kostot e jetesës dhe kjo e fundit do të llogaritet sipas pagës minimale.”

 

Advertisement

Do të jetë Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ajo që do të negociojë me bankat, ndërsa kredia studentore jepet pa kolateral fizik dhe për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi.

 

“Për studentët bachelor, detyrimi për të shlyer kredinë fillon tre vite pas nënshkrimit të kontratës, për studentët master 2 vite. Për të gjithë ata që ndjekin studimet e integruara të nivelit të dytë, pas 5 vitesh. Studentët përfitues të jenë ata që nuk kanë përfituar më parë bursa apo përjashtim nga tarifat.”

 

Advertisement

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, gjithashtu theksoi se norma e interesit të kredisë do të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë, ndërsa do të bazohet në disa kritere.

 

“Shuma e kërkuar, sa më e vogël të jetë aq më e sigurt që mund të jesh përfitues, një kriter tjetër është programi që ndjek dhe rezultatet e studentëve, sa më ta larta aq më shumë avantazh. Në çdo moment mund të aplikojë. ”

 

Advertisement

Qeveria ka përcaktuar një fond të veçantë për skemën e kredisë studentore dhe në varësi të tij do të vendoset edhe numri i studentëve që do të përfitojnë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy