Miratohet në Kuvend zgjatja e mandatit të vettingut.
Deputetët kanë votuar më 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim.
Advertisement
Në një seancë maratonë, të nisur që në orët e para të mëngjesit, është miratuar propozimi i mazhorancës që vetingu të shtyhet deri në vitin 2024.
Deputetët kanë dhënë votën pro edhe për ngritjen e Komisionit për reformën Territoriale me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim si dhe për reformën zgjedhore me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.
Advertisement