Ministri italian flet për marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë: Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri italian flet për marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë: Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore

“Së bashku me Shqipërinë e cila është një vend mik aleat në NATO, por edhe një vend që së shpejti do të jetë në Bashkimin Evropian, synojmë të bëjmë një betejë të përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

Kështu tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në Pallagorio, në provincën e Crotone, ku mori pjesë në manifestimin për kremtimin e 100-vjetorit të vdekjes së intelektualit Anselmo Lorecchio, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Ne duam të presim emigrantë të rregullt në Itali. Ekziston një dekret i fluksit që parashikon rreth gjysmë milioni emigrantë të rregullt, por ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë njerëzit duke thënë se në Evropë ata do të gjejnë parajsën në tokë kur nuk është kështu”, shkruan Ansa. 

“Ne synojmë të luftojmë, vijoi ministri, kjo betejë e përbashkët sepse trafikantët e qenieve njerëzore, trafikantët e drogës, trafikantët e armëve dhe ata që trafikonin edhe cigare janë gjithmonë të njëjtë.”

Advertisement

“Organizata kriminale që duhen luftuar dhe mposhtur me bashkëpunim ndërkombëtar. Pikërisht në këtë drejtim shkon edhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.”/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy