VIDEO/ Çfarë ndodhi në tapetin e kuq në Kanë, artistja “shpërthen” ndaj rojes së sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Çfarë ndodhi në tapetin e kuq në Kanë, artistja “shpërthen” ndaj rojes së sigurisë

Kelly Rowland u shfaq duke qortontuar ashpër sigurinë në premierën e tapetit të kuq të filmit francezo-italian “Marcello Mio” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të martën.

Fotot nga ngjarja tregojnë Rowland duke buzëqeshur me turmën teksa ecte në shkallët e tapetit të kuq për të shkuar në teatër, përpara se ajo të konfliktohej me një roje sigurie.

Ish -anëtarja e Destiny’s Child dukej e mërzitur dhe e zemëruar ndërsa drejtonte gishtin drejt gruas. Burime pranë saj kanë treguar se në fakt Kelly kishte inat ndaj të gjithë stafit të festivalit që i dukej agresiv.

“Njerëzit që janë caktuar për të ndihmuar yjet të ecin në tapetin e kuq po tregoheshin agresivë dhe Kelly po përpiqej ta injoronte. Në kohën kur arriti tek gruaja e fundit që shpërtheu, ajo e qortoi Kelly-n dhe i tha të lëvizte kur ajo po përpiqej t’u bënte me dorë fansave dhe të ndihmonte paparacët të bënin xhirimet e tyre. Ajo nuk e ka problem të bëhet divë nëse e di se po mbron veten. Ajo nuk ka falsifikuar dhe ka dashur të vendosë një kufi të qartë”, thonë burime pranë saj./vizionplus.tv

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy