Miratohet projektligji për pagesat e prapambetura të ish-punonjësve të Kombinatit në Poliçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miratohet projektligji për pagesat e prapambetura të ish-punonjësve të Kombinatit në Poliçan

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e qeverisë. Në përfundim, ministrat kanë komunikuar vendimet e marra.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se pagesat e prapambetura për punonjësit e Kombinatit mekanik të Policanit do të shlyhen nga buxheti i shtetit. Ministri Peleshi njoftoi miratimin e  pr/ligjit të posaçëm për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Peleshi: Kemi miratuar, pr/ligj për pagesat e prapambetura të ish punonjësve të Kombinatit mekanik të Policanit. Një lajm i shumë pritur nga dhjetëra punonjës të këtij kombinati.
Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake. Ka nevojë për investime, investitorë, ndërmarrjet shtetërore i kemi në process transformimi në Sh. A. për ta riaktivizuar përmes investimeve për të zhvilluar kete industri.

Ky pr/ligj do të marrë rrugën e vet drejt Kuvendit. Shoqëritë aksionere këto detyrime duhet ti paguajnë vetë. Ne nuk e inkurajojmë që detyrimet e akumuluara në vite nga Sh.a të bëhen praktikë të paguhen nga buxheti i shtetit, por ky është një rast sensitiv.

Advertisement

Kemi marrë përsipër pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura për 120 punonjës, bëhet fjalë për rreth 83 milionë lekë. Kemi parasysh Policanin, Mjekësin dhe Gramshin. Në Gramsh dhe Mjekës kanë një lloj aktiviteti që lidhen kryesisht me demontimin. Nuk kanë detyrime sin ë polican. Kemi interesime, nga investitorë të huaja, kanë parë potencialin e tyre. Duam të ndryshojmë nga Shqipëria 1 euro, te Shqipëria partnere qoftë te investitorët e huaj, qoftë vendas./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy