Bëni Like Struga.info në Facebook


Mjekët: Kujdes me gripin e syrit, mund të shkaktojë komplikacione të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët: Kujdes me gripin e syrit, mund të shkaktojë komplikacione të rënda

Në periudhën e dimrit ka një shtim të rasteve me gripin e syrit por mjekët konstatojnë edhe komplikacione.

 

RUBIN TOPI

OKULIST

Advertisement

“Me shtimin e virozave dhe virozat qe prekin syrin shtohen sepse kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me njëra tjetrën. Kz infeksion zgjat mesatarisht 2 javë por kemi parë rastë që zgjat edhë më tëpër.”

 

Por veç shfaqjes së gripit të syrit, mjekët shohin si shqetësim vetkurimin e qytetarëve, të cilët në shumë raste e agravojnë problemin.

 

Advertisement

RUBIN TOPI

OKULIST

“Raste që nuk janë mjekuar gabime dhe që janë neglizhuar dhe paarqitet me vonesë fatkeqësisht shohim shpesh . nuk shkojnë tek mjeku specialist por ndjekin nje rruge me të shkurtër dhe shkojne në faramci për të marrë mjekim që është e gabuar”.

 

Advertisement

Gripi i syrit është një infeksion viral që ngjitet përmes kontakti me personat e prekur e shkakton skuqeje të syve. Raste e komplikacioneve të syrit prej virozave ndonëse në pjesën më të madhe të tyre janë pa pasoja, disa të tjera kanë çuar deri në reduktim të shikimit.

 

RUBIN TOPI

OKULIST

Advertisement

“Ka raste të pacientëvë që paraqiten në stad të avancuar të këtij infeksioni. Sot në mëngjes kam pasur një paciënte rreth 45 vjec që u paarqit me të dy sytë e infektuar dhe në një gradë të avancuar të infeksionit. Ajo që ne i druhemi më shumë se cdogjë tjetër ne rastin e gripit të syrit është që mos të preket korneja, krijohen njollat e bardha në sy që ul përqindjen e shikimit. 

 

Gripi i syrit vihet re më shumë tek fëmijët për shkak të përhapjes në kopshte dhe shkolla ndërsa komplikacione nga viruset stinore ka pasur tek moshat e rritura.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy