Përhapet infeksioni i syrit/ Mjekët: Ky lloj gripi është ngjitës, prek më shumë fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapet infeksioni i syrit/ Mjekët: Ky lloj gripi është ngjitës, prek më shumë fëmijët

Nëse gjatë kësaj periudhe jeni zgjuar me sy të kuq, që ju lotojnë apo që nuk i hapni dot, kjo vjen si pasojë e një infeksioni viral që po qarkullon në vend.

 

Bëhet fjalë për gripin e syrit i cili ka sjellë një shtim të rasteve që trajtohen në qendrat shëndetësore.

 

Advertisement

NORA BURDA

OKULISTE

 “Ka rreth një muaj që janë shtuar personat që shfaqin konjuktivit viral, që nga moshat fëminore deri tek të rriturit. Shpesh vijnë edhe pjestarë të së njëjtës familje më të njëjtën patologji. Nyuk është sic ka qënë para tri vitesh që ka pasur rastë të tepërta por po qarkullon. Zakonisht prek personat që punojnë nëpër zyra, që kanë marrëdhënie me kolegët që prekin të njëjtat objekte.”

 

Advertisement

Arsyet e shfaqjes së gripit të syve, kryesisht tek fëmijët vjen edhe si pasojë e virozave të stinës.

 

NORA BURDA

OKULISTE

Advertisement

“Një pjesë e fëmijëve kanë qënë të sëmurë me viroza ose  me një mbivendosje sekondare bakteriale deh kanë ardhur më një njërin sy me skleba, sekrecione dhe të skuqur”.

 

Gripi i syrit përhapet fare lehtë nga një person tek tjetri. Mjekët këshillojnë të bëhet kujdes dhe të kërkohet ndihma e specialistit, pasi mos kapja në kohë e sëmundjes sjell pasoja të rënda.

 

Advertisement

NORA BURDA

OKULISTE

“Ajo që e sjell pacientin tek ne është skuqja e madhe që ka syri dhe nëse nuk mjekohet kto japin inflamacion të xhamit, të kornesë  dhe pacienti shikon me pulla. Duhet një kohë e gjatë për ta rikuperuar pamjen sepse sjell difekte në pamje. Në fillim nis me njërin sy dhe mbas disa ditësh inflamohet syri tjetër. Ka pacientë që duan një javë mjekim por ka që duan dy jave ose 3 javë”.

 

Advertisement

Për të shmangur infeksionin viral duhet të ruhet higjiena personale dhe të mos kontaktohen personat që janë te prekur nga sëmundja ngjitëse.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy