Mjeku 25 vjeçar vdiq në aksident, e fejuara prek me fjalët: Jo vetëm heroi im por i të gjithëve…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku 25 vjeçar vdiq në aksident, e fejuara prek me fjalët: Jo vetëm heroi im por i të gjithëve…

E fejuara e Mentor Salihit, mjeku që humbi jetën pak ditë më parë në një aksident në Gjakovë, i ka dedikuar një mesazh të ndjerë.

 

Blerta Begaj shkruan në një postim në facebook, se nuk mund ta besojë që i dashuri i zemrës nuk është më, duke shtuar se gjen ngushëllim tek fakti që ai vdiq si hero.

 

Advertisement

Postimi i plotë i Blerta Begajt:

Sot u bënë kaq ditë që prej ikjes tënde, e unë ende nuk po mbërrij me pranu e as me besu që ti nuk je më. Është kaq e vështirë të shkruaj për ty. Me ngushëllon e më bënë krenare pa masë fakti që u ndave nga kjo jetë si një hero, ti nuk mbete vetëm heroi i zemrës time por u bëre heroi i të gjithë atyre që i ktheve në jetë kur nuk kishin shpresa, i atyre që të njohën, e i atyre që për herë të parë dëgjuan për ty, me veprën tënde madhore, me flijimin tënd, pikërisht ashtu siç gjithmonë veprove, vendosë të tjerët përpara vetës tënde.

Sot e gjithë Kosova të njeh si doktor Mentori, që dha jetën në shpëtim të jetës së njerëzve të tjerë, e gjithë Kosova të ka nderu, të ka thurur vargje e të ka kujtu, në kujtesën e secilit prej tyre do të mbetesh gjatë e përgjithmonë.

Sado që unë nuk po mundem me u pajtu e po përballem çdo ditë me dhimbjen e ikjes tënde, më bënë me u ndi më lehtë fakti që ti ke lënë kaq shumë gjurmë në jetën time, e që e kam pas fatin me e njoftë një njeri si ti prej së afërmi. Krejt kujtimet me ty, që janë kaq të bukura, kam me i mbajt përgjithmonë në zemër e me jetu me to. Kështu kam me të mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmone brenda kësaj zemre.

Advertisement

 

Mjeku Mentor Salihi ndërroi jetë pas një aksidenti ku u përplas një automjet tjetër me ambulancën në të cilën udhëtonte Salihi, një infermier dhe një pacient.

 

Nga aksidenti mbeti i vdekur edhe drejtuesi i ambulancës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy