Mjeku psikiatër i përgjigjet Berishës: Je profesori im, por vërtetimi për Gert Shehun është origjinal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku psikiatër i përgjigjet Berishës: Je profesori im, por vërtetimi për Gert Shehun është origjinal

Mjeku psikiatër Sadik Lala, i cili ka lëshuar dokumentin ku vërteton se Gert Shehu ka probleme të shëndetit mendor, i është përgjigjuar akuzave të kreut të PD Sali Berisha pas ngjarjes së ndodhur në bulevard.

 

Në një postim në Facebook, Lala shkruan se Berisha ka qenë profesori i i ka uruar të gëzojë shëndet të plotë, por thekson se vërtetimi i lëshuar prej tij për Gert Shehun është origjinal.

 

Advertisement

Mjeku thekson se arsyeja përse në dokument nuk është përcaktuar diagnoza,  është për shkak të  detyrimit ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale Gert Shehut.

 

Të dashur miq realë dhe virtualë !

 

Advertisement

Kënaqësi të kontaktoj me ju  pas shumë kohësh, por edhe i hidhëruar për dy arësye.

 

Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gert Shehu.

 

Advertisement

 Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme  nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin.

 

Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:

 

Advertisement
  1. Dokumenti mjekësor ( është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici )

      

Ky vërtetim  është një dokument autentik i lëshuar nga unë , i cili  ka numër regjistri , datë, firmë, vulë    time personale dhe vulën e klinikës.

 

  1. Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë : “ Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.

 

Advertisement

     3.Arësyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për  të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy