“Kërkoi tërheqjen e Berishës”/ Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Alibeajt: Nuk është koha për ultimatume

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kërkoi tërheqjen e Berishës”/ Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Alibeajt: Nuk është koha për ultimatume

Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, pas deklaratës së këtij të fundit, i cili kërkoi tërheqjen e ish –kryeministrit Sali Berisha.

 

Komisioni i Rithemelimit thekson se tashmë nuk është koha për të vendosur ultimatume, por është koha për nisjen e një procesi të hapur dhe përbashkues, përmes votës së lirë të demokratëve.

 

Advertisement

“Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie.

Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire.

Tani nuk eshte koha per te nxjerre “ultimatume” apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve.

Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules.

Advertisement

Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy