Yuri Kim i përgjigjet Berishës: Askush mbi ligjin, iku koha e…

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ky i fundit lidhur me vendimin e departamentit te shtetit për ta shpallur “non grata”.

Diplomatja e lartë theksoi se Shqipëria po ndryshon dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

YURI KIM

Advertisement

AMBASADORE E SHBA

 

Mesazhi është ky, Shqipëria po ndryshon . Shqipëria është anëtare e NATO-s, është aleate e SHBA-ve, shteti ligjor duhet të prevalojë, askush nuk mund të jetë mbi ligjin, kështu që ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Ky është një projekt që ne së bashku mund ta bëjmë, kështu që le të vazhdojmë përpara.

 

Advertisement

E pyetur nga gazetarët lidhur me rolin që ka pasur në vendimin e departamentit të shtetit, Yuri Kim u përgjigj:

Nuk kam asgjë për të shtuar veç asaj që ka thënë sekretari i shtetit.

Advertisement

Ndërsa sa i takon padisë së bërë ndaj sekretarit të shtetit nga ana e Berishës, Kim tha se nuk ka dijeni.

Më falni, Unë nuk e kam idenë për çfarë po flisni.

Advertisement

 

Deklaratat ambasadorja i bëri nga Vlora ku ndoqi operacionet detare të stërvitjes ushtarake Defender 21.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy