Mjekuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumanin/ Gjykata vendos për “fatin” e tre mjekëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumanin/ Gjykata vendos për “fatin” e tre mjekëve

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë për 2 mjekët dhe infermierin të cilët mjekuan, të shumëkërkuarin Nuredin Dumani.

 

Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për kirurgun Julian Malaj, ndërsa ‘arrest shtëpie’ për mjekun Bledi Bërdalla si dhe infermierin Ermal Gjeci.

 

Advertisement

Kujtojmë se, mjekët kanë deklaruar para policisë se e kanë ndihmuar Dumamin por pa e ditur se kush ishte. Arrestimi i Dumanit u bë i mundur pas një telefonate të mbërritur në Policinë e Shtetit. Ai u gjet në një apartament në Fier, bashkë me të u arrestua dhe Hekuran Hoxha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy