Mjeti merr flakë pas aksidentit; banorët shpëtojnë dy djem e dy vajza në aksin Dimal-Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeti merr flakë pas aksidentit; banorët shpëtojnë dy djem e dy vajza në aksin Dimal-Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë.

 

Një automjet,tip Mercedes Benz,që udhëtonte nga Berati në drejtim të Dimalit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

 

Advertisement

Pak minuta më pas mjeti është përfshirë nga flakët. 4 shtetasit që ndosheshin brenda në makinë janë nxjerrë jashtë mjetit me ndihmën e banorëve të zonës,fatmirësisht pa u përfshirë ende nga flakët.

 

Shtetasit që ndodheshin në mjet,dy meshkuj dhe dy femra janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat,ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertet e policie,që po kryejnë veprimet e para hetimore,për të konkluduar në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.Perimetri përreth mjetit në flakë është rrethuar nga zjarrëfikësit,për shkak se mjeti ishte me gaz.Ndërkohë që policia në vendngjarje konfirmon se shkak për aksidentit ka qënë shpejtësia dhe lagështira në rrugë,forcat zjarrëfikëse janë ende duke shuar flakët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy