“Moment tragjik”/ Meta flet për protestën e 8 janarit, zbulon SMS-të me deputetin: Ja çfarë i thashë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencën për mediat, presidenti Ilir Meta u pyet edhe për protestën e 8 janarit në selinë blu, ku u shënuan incidente të dhunshme.

 

Duke e cilësuar një moment tragjik, kreu i shtetit theksoi se është i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit brenda Partisë Demokratike.

 

Advertisement

Ai tregoi publikisht SMS-të me Belind Këlliçin, teksa i kërkonte këtij të fundit që të mos provokojnë dhe të ruajnë kontrollin.

 

“Më duhet të sqaroj qëndrimin tim për këtë çështje. 8 janari në vlerësimin tim nuk është një ngjarje e izoluar, por është një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh në sytë e shqiptarëve. Thelbi është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë. Jemi ende në kushtet kur institucionet janë minuar nga kapja e segmenteve shtetërore. Për të gjitha energjitë duhet të mobilizoheshin për sistemin e llogaridhënës. Nuk dua të bëhem palë dhe nuk kam synuar të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD, por si president jam i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit brenda partisë më të madhe opozitare që mund të ketë vetëm një zgjidhje, votën e lirë dhe respektimin shumicës e dhe garantimin e fraksioneve. Përdorimi i forcës ndaj dyerve dhe dritareve dhe ndaj protestuesve Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent kriminal janë alarmante. Është e papranueshme, që të mohohet cdo mekanizëm zgjidhje, duke nxitur forcën dhe revoltën; Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës nuk është mekanizëm për të marrë pushtetin, po kaq e dënueshëm është përdorimi i dhunës dhe mbajtja e godinave duke mbajtur. Mjetet fizike dhe politike dhe policeske nuk kanë zgjidhje”, u shpreh Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy