“Mos pini shumë verë se iu zë”/ Rama nuk kursen batutat me gazetarët: Sollëm diellin për ju

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mos pini shumë verë se iu zë”/ Rama nuk kursen batutat me gazetarët: Sollëm diellin për ju

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të këmbejë batuta me gazetarët, teksa ka qenë duke pritur liderët e BE, që po marrin pjesë në Samit.

 

Për rrjedhojë prej orëve të para të mëngjesit Rama ka nisur pritjen e liderëve të BE-së, për t’i shoqëruar më pas në brendësi të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.

 

Advertisement

Gjatë pritjes Rama foli për gazetarët e huaj, që ndodhen në ambiente e jashtme, ku tha se samiti i sotëm është një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ndërsa përbën një sinjal të fortë të vetëdijes evropianë, se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.

 

Me batuta Rama tha se nuk kishte se si mos t’i priste liderët evropian pa diell. “Sollëm diellin për ju”, u tha Rama gazetarëve. Ndërkohë i “ngacmoi” duke u thënë mos të konsumojnë të gjithë verën, që u dha gazetarëve të huaj mëngjesin e sotëm.

 

Advertisement

“Kjo është e jashtëzokonshme, është diçka që ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte imagjinuar se do të ndodhte. Ky është sinjal i fortë i vetëdijes së BE-së, që BE-ja ka nevojë për BP. Nuk mund t’ju mirëpsinim me mot të keq. Sollëm diellin për ju. Këtu është roc and roll, në Bruksel është vetëm simfoni. Këtu është shumë pak më e mërzitshme atmosfera se Brukseli. I patë të gjithë, ishin të lumtur. Mos e pini të gjithë verën që morët në mëngjes”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy