Për shkak të motit të keq që do të përfshijë detin Adriatik, dy tragete do të nisen 3 orë më herët, njofton autoriteti Portual Durrës.
Po ashtu, ditën e martë do të mbyllet përkohësisht Porti i Barit. Për rrjedhojë, kjo masë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.
NJOFTIM PËR UDHËTARËT
Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.
Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.
Përkatësisht, imbarkimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.
Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të plainfikuara nga Porti i Durrësit.
Ju lutem, për çdo sqarim, adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën tonë zyrtare, www.durresport.al