Prishet trageti! Anulohen udhëtimet nga Porti i Durrësit drejt Italisë për ditët në vijim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prishet trageti! Anulohen udhëtimet nga Porti i Durrësit drejt Italisë për ditët në vijim

Lajm i keq për të gjithë pasagjeret shqiptare dhe jo vetëm të cilët kishin llogaritur të udhëtonin nga Porti i Durrësit drejt Italisë në ditët në tre ditët e ardhshme.

Bëhet e ditur se për arsye të avarisë së rendë të anijes së linjës GNV në Itali, NUK do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Ankonës deri në datën 30.08.2021 dhe deri në një njoftim të dytë mbi rikthimin në funksion të linjës.

Lundrimet ditore drejt Barit me linjat Adria Ferries dhe Duni Port Agency/ do të vijojnë lundrimet normalisht gjatë ditës së sotme dhe përgjatë fundjavës, (28-29.08.2021).
Për orarët e nisjes së trageteve në kohë reale, mund të klikoni në faqen zyrtare te Autoritetit Portual Durrës, ëëë.durresport.al , në Rubrikën PASAGJERËT
Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 në funksion 24 h.

 

Advertisement

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare dhe Autoriteti Portual Durrës bejne me dije se po marrin masa që Operatorët e Trageteve të normalizojnë kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë mundësinë për të siguruar zëvendësim apo shtesë anijesh, duke respektuar të drejtën e pasagjerëve për rimbursim në rast anullimesh sipas legjislacionit dhe standarteve të transportit detar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy