Moti i keq, Rama: OSSH dhe ARRSH janë në terren, evitoni daljet e panevojshme nga banesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq, Rama: OSSH dhe ARRSH janë në terren, evitoni daljet e panevojshme nga banesa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shumta në vend, duke bërë me dije se të gjitha autoritetet përkatëse ndodhen në terren.

Ai thekson se mbi 1500 punonjës të OSSH po punojnë për të siguruar furnizimin me energji elektrike në çdo zonë ku shfaqen problematika.

“Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit

Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Advertisement

Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje”, shkruan ai.

Ndërkohë, kryeministri iu bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

“Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, përfundon Rama.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, duke bllokuar disa akse rrugore dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike në disa zona./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy