‘Mprihni sfurqet, kush prek votën i pritet dora’/ Meta sqaron deklaratën e fortë para zgjedhjeve:

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Mprihni sfurqet, kush prek votën i pritet dora’/ Meta sqaron deklaratën e fortë para zgjedhjeve:

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar mbrëmjen e sotme deklaratat e tij të bëraa me ‘mprehje sfurqesh e sëpatash’ para zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Ai thekson se fushata e 2021 u tensionua në mënyrë ekstreme dhe sipas tij, vetëm presidenti ishte ai që mbajti qëndrime për të dekurajuar këtë përshkallëzim dhe parandalimin e pasojave.

 

Advertisement

 

“Mprehja e sfurqeve, kush prek votën i pritet dora? Kjo pyetje mund të jetë e influencur nga propaganda e PS që vijon sulmet e pandërprera ndaj presidentit. metaforën janë për t’u diskutuar nga gjuhëtarët dhe jo nga kushtetuta e vendit. Fushata e 2021 u tensionua në mënyrë ekstreme ku pasi shumë situata të rënda provokative dhe vetëm presidenti ishte ia që mbajti qëndrime për të dekurajuar këtë përshkallëzim dhe parandalimin e pasojave.

 

Pse duhej të shqetësohej macxhoranca për përmendjen e sfurqeve, nëse ajo nuk synonte të prekte votën më 25 prill. Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin pasiv kur fushatat zgjedhore përgjaken, do të thotë se kërkon t’i shërbejë shtetit të dhunës. Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin pasiv para shpërdorimit të parave publike për blerjen e votës do të thotë që është pro varrosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Shembujt nuk mungojnë. Në Rumani, Presidenti iu bashkua protestës për një ligj, që lidhej me konfliktin e interesit dhe ai deklaroi se veprimi i qeverisë ishte fillimi i një grushti shteti që duhej ndalur.

Advertisement

 

Te ne lihej si ai miratoheshin çdo seancë në Kuvendin tonë njëpartiak. Ky presion detyroi qeverinë rumune të tërhiqte ligjin dhe askush atje nuk guxoi të hetonte Presidentin. Në Shqipëri Presidenti është përballur me situatë shumë më të rëndë se atje sepse cenohej drejtpërdrejtë Kushtetua”, tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy