Nafta dhe benzina “zhysin” ekonominë familjare, 258 lekë/ litri si asnjëherë më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nafta dhe benzina “zhysin” ekonominë familjare, 258 lekë/ litri si asnjëherë më parë

Karburantet po arrijnë një rekord të ri në treg, pasi çmimi këtë të mërkurë u rrit me 10 lekë më  shumë për një litër naftë.

 

Vendimi më i fundit i bordit të transparencës përcakton shitjen me 258 lekë të naftës, nga 248 lekë që ishte vendosur në mbledhjen e mëparshme.

 

Advertisement

Shtrenjtim ka pësuar edhe benzina e cila do të tregtohet me 243 lekë litri. Ndërsa një litër gaz do të shitet me 86 lekë.

 

Ky është çmimi më i lartë i naftës që nga koha e krijimit të bordit të transparencës nga qeveria. Në muajin mars kohë kur nisi lufta në Ukrainë, çmimi në treg kapi shifrën e 260 lekë, por ai nuk ishte I unifikuar në të gjitha pikat.

 

Advertisement

Ky çmim i ri sipas të dhënave lidhet me shtrenjtimin e naftës së përpunuar,  që referuar bursave ka arritur në 1300 dollarë toni, me një tendencë rritje ditë pas ditë. Sipas bursës në 9 maj ky çmim ishte 1057 dollarë/ ton.

 

Referuar vendimit, bordi thekson se çdo operator është i lirë të tregtojë karburburant me çmim më të lirë se sa ai që është përcaktuar, por jo më shtrenjtë.

 

Advertisement

Prej disa ditësh disa pika tregtimi të karburanteve kryesisht në rrethe kanë nisur të aplikojnë një çmim më të ulët, rreth 10  lekë më pak. Tendenca në rritje e çmimeve duket se nuk do të ndalet, ndaj lënia në fuqi e bordeve nga ana e qeverisë, I cili nuk ndikon në amortizimin e situatës, duket vendimi më absurd.

 

Rritja e pandalshme e naftës shton presionin ndaj qeverisë që të reagojë si në cdo vend tjetër: të ulë taksat që aplikon në një litër naftë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy