Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë/ Arrestohet 26 vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë/ Arrestohet 26 vjeçari

Një 26 vjeçar me iniciale E.B është arrestuar ditën e sotme, pasi u kap duke kontrabanduar naftë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë.

 

Policia njofton se i riu e kishte fshehur naftën në një depozitë që e kishte kthyer në sarbator.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi makinën, depozitën dhe një sasi parash.

 

Qafë Thanë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar naftë. Vihet në pranga 1 shtetas.

 

Advertisement

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi kishin dyshime se do të kontrabandonte një sasi karburanti. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një sasi nafte e futur në një depozitë të përshtatur si serbrator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një sasi parash.

 

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy