Nata e Tepelenës “ndez” sonte spektaklin e muzikës “Këngë Moj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nata e Tepelenës “ndez” sonte spektaklin e muzikës “Këngë Moj”

Spektakli “Këngë Moj” vijon rrugëtimin e tij me muzikën së jugut dhe veçanërisht atë të Tepelenës që do t’ju shoqërojë mbrëmjen e kësaj të marte, përreth dy orë, në ekranin e Vizion Plus.

 

Shumë prej emrave më në zë të kësaj treve dhe jo vetëm, do të interpretojnë këngët më të bukura të këtij qyteti, që janë pjesë e familjeve shqiptarë ndër vite.

 

Advertisement

Tingujt e muzikës së Tepelenës të kënduara prej brezash, vijnë si pjesë e përzgjedhur e repertorit të shumë artistëve. Në këtë natë nuk do të mungojnë as të ftuarit special.

 

Natën e Tepelenës do të keni mundësi ta ndiqni sonte në mbrëmje në orën 21, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy