“NATO refuzoi aferën e Ramës”/ Berisha: I tha jo përfshirjes së aleancës në projektin korruptiv të Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“NATO refuzoi aferën e Ramës”/ Berisha: I tha jo përfshirjes së aleancës në projektin korruptiv të Durrësit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se NATO ka refuzuar propozimin e shefit të qeverisë, Edi Rama, për një bazë detare të NATO-s në Porto Romano.

 

Sipas liderit të opozitës, Berishës, kryeministri Edi Rama ka dështuar të marrë mbështetjen e Aleancës së Atlantikut të veriut, për mbylljen e portit të Durrësit dhe zhvendosjen në Porto Romano.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Sot jam këtu për të falenderuar me mirënjohje Aleancën e Atlantikut të Veriut e cila hodhi poshtë përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë, dhe për ta ndërthurur atë në aferën megakorruptive të portit të Durrësit Rama-Alabar.”

 

Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama, por edhe Presidentin e Republikës, Begaj, për cenim të interesit të Shqipërisë.

 

Advertisement

“Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe Presidentit me një agjendë Porto Romanon, dhe mbështetjen nga NATO për mbylljen e portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz,, klanit më të rrezikshëm në Europë dhe miliarderit të Emirateve Alabar janë një histori e turpshme, janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve.”

 

Sipas Berishës, kreu i shtetit duhet të kishte reaguar kundër projektit të ri për portin e Durrësit.

 

Advertisement

“Në çdo vend në këtë situatë, kreu i shtetit do të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë në mënyrë palcore sigurinë e Shqipërisë, por edhe të NATO-s për aq sa porti i Shqipërisë ka rëndësi strategjike për aleancën.”

 

Berisha paralajmëroi se ndërtimi i portit të ri të Durrësit, do të jetë pjesë e debatit parlamentar, kur kuvendi të rinisë punimet pas zgjedhjeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy