Ndërhyrje në sistem/ Bllokohet kufiri me Greqinë: Ja oraret kur nuk mund të kalohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërhyrje në sistem/ Bllokohet kufiri me Greqinë: Ja oraret kur nuk mund të kalohet

Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë me dije se ditën e nesërme duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18.00 sistemi elektronik i kontrollit të pasaportave do të jetë jashtë funskionit. Si pasojë do të ketë vështirësi deri në ndalim të plotë të hyrjes dhe daljes nga dhe drejt Greqisë prej të gjitha vendeve kufitare me të, siç është Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia.

Probleme pritet të hasen edhe me lëvizjet nga vendet e Bashkimit Europian siç është Bullgaria por edhe në aeroportet e vendit, por në këto raste nuk do të pengohet qarkullimi ndërkufitar.

Burime policore bëjnë me dije se do të përditësohet sistemi i verifikimit të të dhënave të shtetasve që hyjnë e dalin në vend duke iu shtuar edhe parametra të tjerë identifikimit që kanë të bëjnë me shtetasit në kërkim për vepra të ndryshme penale brenda Greqisë por që nuk ishin në sistemin e kërkimit të zonës Shengen.

 

Advertisement

Ftohen udhëtarët të përshtaten me oraret e lajmëruara me qëllim shmangien e pritjes në pikat kufitare. Situata do të normalizhet gjatë orëve të mbrëmjes, sqaron ministria greke e mbrojtjes së qytetarit. Nga ana e Stacionit te policise kufitare në Kapshticë bëhet me dije se deri tani nuk kanë një njoftim zyrtar nga pala greke për këtë problem.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy